ERUDIT : E RUan DITurinë

Zotëron njohuri e dije të thella.
PNG

Rreth nesh

ERUDIT ndihmon njerëzit të krijojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre në gjuhë të huaja, posaçërisht në gjuhën gjermane.

ERUDIT, përdor metodat dhe format më të avancuara të mësimdhënies në mënyrë që mësimnxënia të jetë më e shpejtë dhe më efikase. Jo vetem që nxit imagjinaten për tema të ndryshme por të inkurajon edhe për një diskutim të lirshëm dhe me vetëbesim. Përmes trajnimeve tona, përfitoni jo vetëm metoda por edhe mënyra të për të arritur suksesin e dëshiruar.

Çka ofrojmë

ERUDIT ofron këto nivele të gjuhës Gjermane:

A1

Me A1 nënkupton përdorimin elementar të gjuhës.

Kjo do të thotë që në këtë nivel, një person mund të përdorë terma praktik dhe të kuptojë e përdorë fraza të mjaftueshme për të plotësuar komunikimin e tyre. Në përputhje me pedagogjinë moderne, vetë mësimet janë të drejtuara kah veprimi dhe të dizajnuara për të qenë interaktive. Kjo do të thotë se mësimi klasik, në të cilin vetëm trajneri i kursit flet dhe nxënësi dëgjon, shmanget dhe zëvëndësohet nga forma të tjera si puna me partner ose në grup. Përparësia këtu është se të gjithë pjesëmarrësit e kursit shtyhen të përdorin gjuhën me shkrim ose me gojë në të njëjtën kohë. Cilësia e përmbajtjes mësimore garantohet duke ndjekur rekomandimet e më të avancuar të mësimdhënies.

A2

Niveli A2 kërkon aftësi elementare gjuhësore dhe korrespondon me nivelin e dytë.

Përmbajtja e kurseve tona të gjuhës gjermane A2, bazohet në objektivat e mësimdhënies adekuate. Në mësime, trajneri i kursit përdor metoda moderne pedagogjike duke e lënë mësimin ballor dhe duke zgjedhur forma të tjera. Një pjesë e madhe përbëhet nga lojëra me role të drejtuara drejt veprimit dhe të lidhura me kursantë, punë në grup ose partner. Në të njëjtën kohë, të gjithë pjesëmarrësit e kursit kanë mundësinë të praktikojnë gjuhën verbalisht ose me shkrim. Cilësia e përmbajtjes mësimore garantohet duke ndjekur rekomandimet më të avancuara të mësimdhënies.

B1

Në nivelin gjuhësor B1, folësi shqiptar tashmë mund të ndjekë temën e një bisede që lidhet me rrethin e tij/saj të zakonshëm ose aspektet të cilat i interesojnë, për sa kohë që përdoret një gjuhë e thjeshtë standarde. Ai mund të interpretojë mbi përvojat dhe të komentojë dëshirat, shpresat dhe planet e tij.

Përmbajtja mësimore e kursit të gjuhës gjermane B1 thellohet duke përdorur metoda moderne të mësimdhënies. Në lojën me role, punën me partnerë dhe në grup, pjesëmarrësit e kursit mësojnë gjermanisht në një mënyrë të orientuar drejt veprimit, të drejtuar drejt nxënësit dhe në mënyrë interaktive. Qëllimi ynë është në përdorimin e gjuhës me gojë dhe me shkrim. Cilësia e përmbajtjes mësimore garantohet duke ndjekur rekomandimet më të avancuara të mësimdhënies.

B2

Çfarë do të thotë niveli B2?
Ju mund të kuptoni deklaratat kryesore të çështjeve më komplekse dhe të përfshiheni në diskutime të specializuara në fusha të ndryshme specifike. Fjalori aktiv është i mjaftueshëm për biseda pa mundim me folësit vendas.

Metodat moderne të mësimdhënies si puna me partnerë dhe grupe, lojërat me role dhe prezantimet përbëjnë një pjesë të madhe të dizajnit të mësimit. Personat inkurajohen të praktikojë gjuhën e re në mënyrë interaktive dhe praktike, si me shkrim ashtu edhe me gojë. Kjo u jep të gjithë pjesëmarrësve mundësinë për të marrë pjesë aktive në mësim, në të njëjtën kohë.
Cilësia e përmbajtjes mësimore garantohet duke ndjekur rekomandimet më të avancuara të mësimdhënies.

Pse jemi të suksesshëm?

Përveq suksesit në komunikim, shkrim, lexim dhe ndëgjim, përqindja e kalueshmërisë së testeve në Erudit është mbi 92%. Atmosfera pozitive dhe moderne mbizotëron gjatë tërë nivelit dhe kursantet ndjehen gjithnjë komod. Andaj, ne e bëjmë diferencën!

Youtube

Kanalin e Youtube mund ta shfrytëzojë cdo person i cili dëshiron t’i qartësojë dhe t’i thëllojë njohuritë gramatikore të gjuhës gjermane. Kjo mbështetet në trendin actual, ku komunikimi online është i pashmangshëm dhe përdorimi i platformave digjitale është bërë i domosdoshëm.
Duke bashkërënduar format më të avancuara digjitale dëshirojmë të krijojmë një vend të rehatshëm për të gjitha grupmoshat.

Të fundit në Youtube:

Kontakt

private: +383 45 266 524

zyrtar: +383 48 266 524

private: gmkomani@gmail.com

zyrtar: avokomani@gmail.com

Scroll to Top
Scroll to Top